”Po abuzohet me fondet”, Basha akuza qeverisë për menaxhimin e parave të tërmetit

10 Gusht 2020 | 12:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po abuzon me fondet e rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai e nisi këtë javë duke parë nga afër disa banesa të dëmtuara në  Kameras të njëjësisë administrative Manëz, në Durrës, të cilat pavarësisht dëmtimeve ishin skualifikuar nga ndihma shtetërore. Një nga familjet që Basha takoi jetonte ende në çadër dhe kjo mesa duket e irritoi më shumë kryetarin e PD-së.

“Korrupsioni dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit nuk kanë për të shpëtuar asnjëri prej tyre. Peshqit e mëdhenj në Tiranë po se po edhe këta këtu që tallen me ju për tu marr ryshfet dhe që ju bëjnë me bërë letrat disa herë, ta dinë që në listë do të jenë nga i pari deri tek i fundit”, tha Basha. 

Edhe pse ka zgjedhur që këto ditë të nxehta gushti i kalojë pranë qytetarëve, e jo në zona turistike si kolegët e tij politikanë, sërish Basha mori një vërejtje këshilluese nga i zoti i shtëpisë.

“Zoti kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës, je me shumë vonesë për shumë gjëra. Duhet të jesh më afër me popullin dhe ata që të rrethojnë ty, duhet të jenë më afër me popullin”, u shpreh banori.

Për Lulzim Bashën kjo vërejte qëndronte dhe u zotua se ditën kur do të marrë drejtimin e qeverisë, fondet e rindërtimit do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti e jo për pesë oligarkët siç i konsideron ai një grup biznesmenësh.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10.5 milionë euro

Qeveria €125 milionë tender për rindërtimin e pallateve që u dëmtuan nga tërmeti

Ringritja pas tërmetit, IKMT-ja vijon prishjen e objekteve të dëmtuara në Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026