Pallat pa leje në zonë turistike, Rama: Ne denoncojmë por dosjet zënë myk në gjykata

1 Tetor 2022 | 16:16

Katet pa leje tek “Syri i Tiranës” ishin denoncuar që në korrik por prokuroria nuk mori asnjë masë.

Me tone të ashpra gjatë komunikimit online me qytetarët, kryeministri Rama shigjetoi drejtësinë për mosveprim.

“ I çon aty 4 646 metra katrorë të bëra pa leje për qëllim fitimi, ia lexon ligjin ku thotë se literalisht gjoba është kaq dhe të rrëzon me çekiçin e papërgjegjshmërisë totale në gjykatë dhe jep të drejtën atij. Kjo është drejtësia që më bën mua për të vjellë. Problemi është te këta peshkaqenët  dhe tani jemi në goditjen finale që do ta bëjmë deri në fund. 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkish, përfshirë dhe kryetarë socialistë dhe komunash, 12 drejtorë urbanistike, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonal të ALUIZ-t, pse nuk arrestohen. Këto dosje i ka zënë myku në prokurori”- shprehet kreu i qeverisë.

Rama u pyet edhe për përgjegjësit e punonjësve të shtetit lidhur me këtë ndërtim në qendër të Tiranës.

“Burg për këtë, burg për atë. Nuk është as detyra ime dhe larg qoftë dhe as e drejta ime, sepse nuk fut në burg as partia, as qeveria dhe as kryeministria në një sistem si ky që kemi zgjedhur, por drejtësia.”- tha kreu i qeverisë

Rama foli edhe për një pallat pa leje të zbuluar këtë herë në zone turistike.

“Është një pallat i tërë pa leje në një zonë turistike. Ka mbi një vit që jemi bam e bum nëpër Gjykata dhe nuk po arrijmë dot të ekzekutojmë vendimin, është pa leje komplet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026