Kurti akuzon qeverinë në detyrë për abuzime të skajshme: Do anulojmë çdo vendim të paligjshëm

23 Nëntor 2019 | 09:14

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje qeverisë në ikje që të tregohet e përmbajtur kur bëhet fjalë për emërime të ndjeshme si ato në Noteri, Gjyqësi, Diplomaci, Siguri publike apo AKI.

Këto vendime sipas Kurtit, i takojnë kryekëput qeverisë së re, pasi të ketë përfunduar skanimi i gjendjes ekzistuese dhe identifikimi i pengesave në operimin e suksesshëm të secilës prej tyre.

“Periudha nga 6 tetori e këndej po karakterizohet nga keqpërdorimi i skajshëm i vakuumit institucional nga ana e qeverisë në ikje.

Keqpërdorime janë manifestuar në pothuaj të gjitha mënyrat e mundshme që përgjithësisht kanë tri gjëra të përbashkëta: rehatime të militantëve partiakë e të familjarëve nëpër detyra me përgjegjësi; vështirësimi i punës së qeverisë së re përmes vendosjes në pozita me rëndësi të personave jokompetentë e me potencial bllokues; si dhe, dëmtimi i buxhetit të shtetit.

Vendimi për bartjen e stafit të ministrive të caktuara në objekte private me shuma marramendëse të qirasë mujore; emërimet e paligjshme nëpër shërbime diplomatike; tentativa për të shtyrë përpara një proces tejet të korruptuar dhe të dyshimtë të emërimit të noterëve; gradimet nëpër ministri, ndërmarrje publike dhe agjencione qeveritare, janë disa nga vendimet e dëmshme dhe joligjore të qeverisë në ikje.

Ashtu siç qeverisën pa dije e me korrupsion, ashtu duan edhe të ikin”, – shkruan Kurti në faqen e tij në Facebook, ndërsa shton se vendimet e paligjshme të qeverisë në periudhën tranzitore që shkojnë përtej kompetencave të një qeverie në ikje apo kujdestare do të anulohen dhe vendimmarrësit do të thirren në përgjegjësi.

Nga ana tjetër, ai siguron të gjithë qytetarët se është duke punuar me vullnetin dhe energjinë më të madhe që vakumi institucional të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që sa më parë të fillojmë konkretizimin e shpresës që kanë ngjallë te qytetarët me fitoren e 6 tetorit.

“Njëkohësisht dua të siguroj të gjithë qytetarët që jam duke punuar me vullnetin dhe energjinë më të madhe që vakumi institucional të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që sa më parë të fillojmë konkretizimin e shpresës që kemi ngjallë te qytetarët me fitoren e 6 tetorit. Do kërkoj edhe nga partnerët qeverisës që sa më parë të finalizojmë të gjithë hapat drejt nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, – shkroi mes të tjerash Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026