Temperaturë e lartë, dhimbje grykësh e rrufë, fluks nga virozat e stinës në spitale
Me ndryshimin e temperaturave, numri i pacientëve që i drejtohen Qendrave Shëndetësore dhe urgjencës pediatrike është rritur.
“Numri i vizitave ka ardhur në rritje. Mund të shkojë deri 35 apo edhe 40 vizita në ditë’, thotë Sonila Brati, mjeke pediatre.
Virozat tipike të kësaj stine janë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë tek fëmijët.
“Temperatura shumë të larta tek fëmijët, që shkon 39-40 gradë dhe pa asnjë lloj simptomatike tjetër, që në fakt shkojnë ditë të zgjatura. Janë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, që janë më të shpeshta dhe kanë qenë thuajse gjithë periudhën e verës. Ka një rikthim të konjuktiviteve, apo siç njihet ndryshe si gripi i syrit që është bërë më evident ditët e fundit”, tregon mjekja.
Prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.
“Kujdesi i vetëm duhet të jetë për temperaturën e lartë. Duhet të tregojnë kujdes për sa i përket grumbullimeve nëpër ambiente të mbyllura. Ushqyerja që rekomandojmë ne janë gjërat e bëra në shtëpi, jo të blera jashtë; frutat, zarzavatet, dhënia e sa më tepër lëngjeve”, këshillon mjekja.
Kujdes duhet treguar edhe sa i përket veshjes, për shkak se temperaturat luhaten në mënyrë të vazhdueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset