Rindërtimi, qeveria konkretizon marrëveshjen me Italinë, €5 milionë grante dhe €90 milionë kredi

11 Gusht 2020 | 10:50

Qeveria shqiptare ka firmosur këtë të martë marrëveshjen me qeverinë italiane për të vijuar zbatimin konkret të ndihmës prej 95 milionë euro (kredi dhe grante), shumë kjo e cila u dha nga shteti fqinj në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel për procesin e rindërtimit. 

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili hodhi firmën së bashku me ambasadorin italian në Shqipëri, Fabricio Bucci, ndërsa garantuan se procesi i rindërtimit do të ecë me ritme të shpejta.

“Siç e përmenda në takimin tonë të fundit, do të ishte përparësia ime fillimi sa më shpejt i aktivitetit të punës”, tha ministri.

Pesë milionë euro nga e gjithë ndihma e Italisë janë grante që do të shkojnë për rindërtimin e objekteve publike, të cilat u shkatërruan apo dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Pjesa tjetër e ndihmës prej 90 milionë euro do të jepen në formën e një kredie të butë, dhe shuma në fjalë pritet të implementohet në disa sektorë të vendit, ku nevoja për ndërhyrje është e konsiderueshme. Këto para do të kanalizohen në këto fusha, të cilat janë si vijojnë:

a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit.

b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit.

c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile.

Ministri Arben Ahmetaj, i kërkoi ambasadorit italian që ky proces të vijojë me ritme të qëndrueshme, dhe  sektorët që janë piketuar të rifuqizohen sa më parë të jetë e mundur.

Ambasadori Fabrizio Bucci, gjatë fjalës së tij tha se kjo marrëveshje tregon mbi të gjitha marrëdheniet e shkëlqyera midis dy vendeve, që sipas tij kanë qëndruar gjithmonë në krah të njëra-tjetrës.

“Marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes nesh jo vetëm si miq por edhe si vëllezër”, theksoi ai.

 

Lexoni gjithashtu:

Rindërtimi, qeveria premton ngritjen e një agjencie për auditimin e shpenzimeve

LISTA l Donacioni 1.15 mld euro, cilat ishin vendet më bujare me Shqipërinë

Në pritje të donatorëve, buxheti duhet të nisë punën me fondet e veta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026