Hakerat goditën MEMEX? Spiropali: Postojnë emra pa lidhje, hidhen akuza absurde
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas publikimit të materialeve të që dyshohet se janë të sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit, ku në këtë listë ishte dhe vetë ministrja.
Në një postim që ka bërë në “Facebook” Spiropali thekson se edhe pse policia e përgënjeshtroi listën e nxjerrë nga hakerat që nuk është lista e ‘Memex’ lajmet e portaleve mbeten.
“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde.
Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.
Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”- shkruan ajo.
1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës në platformën e komunikimit Telegram.
Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar titullohen listat e publikuara nga hakerat Iranian.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.
Në publikimet e radhës të “Homeland justice” nuk jepen detaje të tjera se për çfarë janë të dyshuar personat në fjalë por besohet se materialet i përkasin sistemit MEMEX që administrohet nga Policia e Shtetit.
Sistemi kompleks mbledh e përpunon informacion kriminal dhe lidhjet e personave të skeduar ose dyshuar për ngjarje ose veprimtari kriminale.
MEMEX gjithashtu ndërvepron me sistemet e tjera që operon policia si ai TIMS i cili u sulmua më herët nga hakerat iranianë.
Në një reagim policia e shtetit ka mohuar që të dhënat të jenë nga sistemi MEMEX duke insistuar që nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen e kanë të bëjnë me punën policore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hakerat marrin edhe MEMEX? Sulmi kibernetik prek serverin e të dhënave operative
- Sulmet kibernetike, Noka: Hakerat kanë marrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe me Memex
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West