Rrokaj: Gjuha Shqipe nuk ka qenë në rrezik as kur nuk kishim shtet
Pedagogu Shezai Rrokaj, është shprehur se gjuha shqipe nuk është në rrezik, ndërsa ka theksuar se nuk mendon se duhet një ligj për mbrojtjen e gjuhës tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rrokaj theksoi se standardja e Gjuhës Shqipe është vendosur që 50 vite dhe sipas tij është një kohë shumë e shkurtër që shqiptarëve t’u kërkohet ta flasin shqipen në mënyrë të përsosur.
“Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartazi se cila është gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë që është gjuha shqipe. Ka dhe një ligj tjetër që është miratuar në Parlament që është për mbrojtjen e pakicave.
Unë nuk mendoj se duhet një ligj për mbrojtjen e gjuhës. Njerëzit e përdorin ashtu siç ju vjen. Standardja e gjuhës shqipe nuk ka më shumë se 50 vite. Është shumë kohë e shkurtër për t’iu kërkuar shqiptarëve të flasin gjuhën shqipe në mënyrë të përsosur.
Gjuha shqipe nuk ka qenë në rrezik as në kohën kur nuk kishim shtet. Pse duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe prej shqiptarëve? Shqiptarët nëse bëjnë gabime me gjuhën, jo vjen për shumë arsye”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës