Kuvendi zgjedh anëtaren e re të KLP-së (Emri)

3 Tetor 2022 | 17:31

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, gjatë seancës plenare, është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.

Edhe pse nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.

“Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, sqaroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026