Pesë viktima në 24 orë nga COVID, dy pa sëmundje shoqëruese

11 Gusht 2020 | 14:05

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona për shkak të COVID-19. Mes viktimave janë një 46-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 48-vjeçar nga Tirana që nuk kanë pasur sëmundje të tjera. Tre viktimat e tjera janë një 70-vjeçar nga Durrësi, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana, të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend edhe njëherë u ka bërë apel qytetarëve që të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura.

“Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, u shpreh Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale        47051

Raste pozitive          6676

Raste të shëruara   3480

Raste Aktive            2991

Humbje jete             205

(Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1657

Durrës              360

Shkodër           253

Fier                  129

Vlorë                107

Lezhë               104

Korçë               99

Kukës              96

Elbasan           69

Berat                49

Dibër                35

Gjirokastër       33

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026