Ministria e Arsimit prezanton opsionet, Hoti mbështet rikthimin e nxënësve në klasë

11 Gusht 2020 | 14:29

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, atë të Arsimit, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të arsimit, kryeministri Hoti kërkoi nisjen e përgatitjeve për vitin e ri shkollor, në pajtim me këshillat e ekspertëve shëndetësor.

“Kërkova nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, por gjithnjë duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19”, njoftoi ai, përmes një postimi në “Facebook”.

Gjatë këtij takimi, ministri i Arsimit shpalosi tri skenarët e mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21.

“Ministri i Arsimit, Ramë Likaj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Ai paraqiti tre skenarët e kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë: (A) Rikthimi në ambientet shkollore; (B) Mësimi i kombinuar; dhe (C) Mësimi nga platformat e ndryshme”, shkroi Hoti.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se do t’i jepet përparësi opsionit për pjesëmarrje fizike të nxënësve në procesin mësimor, por shtoi se skenarët do të zbatohen varësisht sipas kapaciteteve dhe mundësive të komunave, të cilat duhet të përcaktohen për njërin nga opsionet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026