Hixhabi i Mahsa Amin trondit botën, përjetësohet përmes veprave të artit

4 Tetor 2022 | 13:49

Një vrasje që shkaktoi më pas qindra viktima të tjera.

Mahsa Amin u vra më 16 shtator sepse nuk kishte vendosur si duhet hixhabin, moment ky që solli një valë protestash të dhunshme në rrugët e Iranit.

Rasti i 22-vjeçares ka ngjallur reagime në mbarë botën, ndërsa artistë të ndryshëm janë përpjekur që përmes artit të tyre  të rrisin reagimin qytetar e të mbajnë gjallë protestat.

Ky është dhe rasti i artistit të Instagram-it Jalz, i cili bashkoi në një kolazh Kullën Azadi ose Kullën e Lirisë dhe pikturën e vitit 1910 “La danse” të Henry Matisse.

Piktura simbolizon ndjenjën e çlirimit, ndërsa në sfond është pikërisht vendi i revolucionit iranian. Në të, Jalz ka shkruar një frazë kurde që përkthehet: “Gratë, Jeta, Liria”,  një shprehje simbol kjo që ka shoqëruar çdo protestë për 22-vjeçaren Mahsa Amin.

Për më tepër, lakuriqësia e paraqitur në pikturë është në kontrast me realitetin aktual ku gratë detyrohen të mbulohen. 

Sipas artistit, vepra të tilla e bëjnë jetëgjatë këtë lëvizje sepse pavarësisht gjuhës apo dallimeve kulturore, të gjithë mund të biem dakord se ka një ngurtësi që rrethon lirinë e grave iraniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026