Deputeti i PD-së: Mjeku Alimehmeti do ishte kandidat i duhur për Bashkinë e Tiranës

4 Tetor 2022 | 15:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se mjeku Ilir Alimehmeti, do të ishte kandidati i duhur për këtë forcë politike, në garën për Bashkinë e Tiranës, pasi në kampin blu po përflitet emri i tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se Alimehmeti mund të marrë vota nga elektorati gri.

Por, sipas tij, nëse Alimehmeti do të garonte në primaret e PD-së, nuk do të kishte sukses, pasi në bazë prevalojnë figurat politike.

“Duke dalë një figurë politike për zgjedhjet vendore, nuk është e lehtë të konkurrohet nga një intelektual, sado i mirë dhe i pëlqyer të jetë në opinionin publik. Është normale që një njeri, i cili është politik, që punon me strukturat, i ka lidhjet më të mëdha me strukturat  dhe do të bëjë më shumë vota. Në këtë mënyrë, zbehet garimi apo kandidimi i njerëzve të ndershëm. Më lejoni të kujtoj një emër, të cilin rastësisht e kam dëgjuar në disa biseda për Tiranën, personalisht nuk e njoh, doktor Ilir Alimehmeti.

Një figurë, e cila do ishte fantastike për garën e Tiranës. Jo se nuk ka figura politike, por nëse do duam të marrim vota nga pjesa gri, mund të jetë një figurë shumë e mirë. Nëse zoti Alimehmeti, do të futet në garë në primaret, jam i sigurt që do të sfumohet, sepse prevalon figura politike që ka lidhje me strukturat”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026