Letra e 6-vjeçarit shqiptar që frymëzoi ish-presidentin Obama

23 Nëntor 2019 | 17:35

Letra që 9-vjeçari Aleks Myteberi i dërgoi 3 vjet më parë ish-presidentit amerikan Barack Obama, frymëzoi miliona amerikanë, por jo vetëm.

Aleksi i kërkonte Obamës që të dërgonte në shtëpinë e tij 5-vjeçarin Omran Daqneesh, për të cilin do të kujdesej së bashku me të motrën, Catherine, për të ndarë me të lodrat e gjithçka tjetër.

Nëna e Aleksit, Valbona Myteberi rrëfen për Euronews Albania historinë e letrës.

“Kur Aleksandri donte të shkruante letrën për Omran, në fillim kujtova se do të harrohej, se ishte momentale, mbase nuk e kishte seriozisht,” thotë ajo.

E ëma e 9-vjeçarit megjithatë thotë se ai nisi të fliste çdo ditë për Omran, ndaj vendosi t’i shkruante një letër presidentit të atëhershëm amerikan, Barack Obama.

Pas dërgesës së letrës, Valbona rrëfen se nuk priste të merrte përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo emocionohet edhe sot teksa kujton momentin kur zyra që shkruan fjalimet e presidentit i telefonoi për t’i bërë një ftesë për të shkuar në shtëpinë më të njohur të botës.

“Kur kujtoj momentin që më morën në telefon dhe më thanë që presidenti ka marrë letrën, unë edhe sot emocionohem sepse si refugjatë në Amerikë nuk është e lehtë. Ishte me të vërtetë një moment i paimagjinueshëm”, shprehet ajo.

Në Samitin e Refugjatëve, ku morën pjesë udhëheqës të shumë shteteve, Obama lexoi letrën e Aleksit, për të dhënë një mesazh paqeje. Ish-presidenti u shpreh se ai dhe të tjerët duhet të mësojnë shumë prej fjalëve të djaloshit.

Nëna e Aleksit e kujton presidentin Obama si një person tepër të dashur dhe të ngrohtë në raport me fëmijët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026