“Pas parave të pista futen dhe kriminelët”, Fevziu: Jam kundër amnistisë fiskale
Gazetari Bledi Fevziu, deklaroi se është kundër miratimit të amnistisë fiskale.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari theksoi se një nga arsyet që është kundër kësaj nisme janë taksat që paguajnë qytetarët, pasi sipas tij nuk ka barazi përpara ligjit.
“Unë jam kundër amnistisë fiskale, për disa arsye. Ne jemi njerëz që paguajmë çdo ditë një kuotë të caktuar. Unë paguaj 23% taksa. Dikush tjetër që i ka shmangur këto taksa, mund të shkojë me 3% të legalizojë këto të ardhura. Ku është barazia para ligjit?”- nënvizoi Fevziu.
Ndër të tjera Fevziu tregoi dhe problemin me të cilin përballet vendi ynë nëse futen para të pista.
“Këtu mund të hyjnë para të krimit. Problemi në vendin tonë është se këto para të pista vijnë fillimisht si para të krimit, pa tyre vijnë dhe kriminelët, dhe pas 6 muaji, një viti, dy vitesh, po këta kriminelë tentojnë të bëhet kryetarë bashkie, tentojnë të hyjnë në parlament pra duke kriminalizuar politikën, një gjë e cila është tentuar dhe në vende të tjera. Nëse Shqipëria do që të zhvillohet, duhet të mbështetet në kapacitetet e veta, në zhvillimin e turizmit infrastrukturën. Amnisti fiskale bëjnë në çdo vend të botës, por duhen parë termat mbi të cilat bëhet”- deklaroi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania