Radhë tek qendra e konsultave/ Qytetarët presin me orë për të marrë shërbimin

4 Tetor 2022 | 16:40

Merjuze Merkaj është nisur në orën 5 të mëngjesit nga fshati Fratar i Mallakastrës për të kryer analizat në Tiranë. 62-vjeçares i duhet të presë mjekun deri në orën 14:00 tek Qendra e Konsultave.

“Kemi që në mëngjes këtu, presim përgjigjen e analizave, në orën 14:00 vjen Doktori. Jemi nisur që në orën 5 të mëngjesit dhe mbërritëm në orën 8 këtu. Nisemi pastaj kur të marrim përgjigjen e analizave në orën 14:00 në orën 19:00 arrijmë në shtëpi”

Mes qytetarëve që presin për të kryer konsulta me mjekun ka edhe nga ata të cilët nuk arrijnë të marrin shërbimin.

“Kemi një javë që vijmë nga Durrësi nuk po na japin zgjidhje. Të rekomandojnë të shkosh tek spitali privat, por nuk kam mundësi ekonomike.”

“Kemi rreth një orë që presim, vijmë nga Elbasani. Presim analizat”

“Po pres për rimbursimin e ilaçeve të insulinave. Pres të marrë recetën”- shprehen qytetarët.

Siç shihet përmes pamjeve qytetarët janë të detyruara të presin për orë të tëra në radhë të gjatë.

Euronews Albania përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ka kërkuar informacion për numrin e mjekëve që shërbejnë në Qendrën e Konsultave si dhe vizitat ditore që kryen një mjek, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026