Ekstradohet nga Italia në Shqipëri 44-vjeçari i kërkuar për trafik droge

12 Gusht 2020 | 12:41

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë bërë të mundur ekstradimin e një 44-vjeçari shqiptar nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, shtetasi i ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare është R.M, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga autoritetet shqiptare, ndërsa më 17 janar të 2018-s, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi “arrest me burg” në mungesë për 44-vjeçarin.

Siç bën të ditur Policia e Shtetit, në mars të 2013, ky shtetas në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin tentuar të kalonin me kamion drejt Italisë 61 kg kanabis. Ai u arrestua në Vareze të Italisë dhe tani do të përballet me drejtësinë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026