Isufi: Pedagogët s’blejnë dot asnjë botim shkencor, më 17 tetor bojkot i plotë
Ardian Isufi, pedagog, thotë se pedagogët kërkojnë një rritje me 30 dhe 20 përqind të pagave, të krahasueshme me vendet e rajonit.
Në emisionin “Goodmorning Albanians”, ai tha se nga takimet e zhvilluara nuk është marrë asnjë përgjigje konkrete nga ministrja e Arsimit, çka e ka nxitur më shumë sensibilizimin e pedagogëve në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Isufit, pedagogët janë në kushtet kur me pagën që marrin nuk blejnë dot asnjë botim shkencor, që iu nevojitet për kërkime shkencore. Ai paralajmëroi bojkot të plotë të mësimit nga pedagogët më 17 tetor.
“Nga 700 mln lekë të vjetra, që kanë qenë për kërkim shkencor, janë përdorur nga qeveria 300 mln, që nuk ndihmon kërkimin shkencor as cilësinë e mësimdhënies. Sot modeli i pedagogut ka rënë pasi paga është e vogël, çka e pengon pedagogun të blejë një botim shkencor. Një kërkim shkencor nuk është vetëm për individin, por për universitetin”, tha pedagogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq