‘U vinin gjoba oligarkëve’, Bardhi i përgjigjet Nokës: Je porositur për të shpifur

5 Tetor 2022 | 11:37

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Flamur Noka një ditë më parë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, i cili u shpreh se Basha dhe Bardhi u vendosnin gjoba oligarkëve duke përfituar prej tyre.

Përmes një statusi të gjatë në faqen e vet në Facebook, Bardhi i cilëson deklaratat e Nokës shpifje të porositura ndaj tij, ndërsa thekson se në të gjithë jetën e tij politike nuk ka pasur asnjëherë kontakt me oligarkë apo përfaqësues të botës së krimit.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe më pas vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge more në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar. Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm dhe tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve. Investimi im kryesor është tek dija. Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë”, shkruan mes të tjerash Bardhi.

Një ditë më parë, në emisionin “Now” në Euronews Albania, deputeti i PD Flamur Noka hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Noka u shpreh se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.

Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026