Bie numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë
Në ditën e sotme ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me Covid-19 dhe i viktimave në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë humbur jetën 8 qytetarë, ndërkohë janë evidentuar 193 raste, nga 491 teste të bëra në total.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 10 988 raste infektimesh, ndërsa 373 qytetarë nuk arritën dot të fitonin betejën me coronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së, janë shëruar 205 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6.616 raste, ndëekohë numri i rasteve aktive është 3.999.
Rastet pozitive me Covid-19
Prishtinë 56 raste, Pejë 18 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 13 raste, Mitrovicë 11 raste, Prizren 11 raste, Podujevë 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 5 raste, Viti 5 raste, Ferizaj 4 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.
Shkencëtari dhe kardiologu amerikan, Eric Topol, ka publikuar një listë të vendeve me bilancin më të rëndë të vdekjeve me COVID-19 në botë, në shtatëditshin e fundit.
Duke analizuar numrin e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeluesi i institutit kërkimor “Scripps” renditi listën e vendeve me numrin më të madh të vdekjeve për një milion banorë, gjatë kësaj periudhe.
Sipas listës së publikuar nga Topol, para dy ditësh, Kosova ka numrin më të madh të vdekjeve me COVID-19 për një milion banorë, për periudhën në fjalë. Pas saj renditen Peruja, Bolivia, Meksiko, Panamaja, Brazili, Mali i Zi, Bosnja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithsesi, sot kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se aktualisht në Kosovë është konstatuar një ulje graduale të lakores epidemiologjike.
Lexoni gjithashtu:
Vdekjet nga COVID-19 | Kosova me bilancin më të rëndë në botë nga prirja e javës së fundit
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në