Aktivisti shpjegon çfarë do të thotë për qytetarët minimumi jetik 20 mijë lekë

6 Tetor 2022 | 08:56

Ka nisur dje një peticion i cili e ka fokusin që të nxisë qeverinë të marrë në shqyrtim projektligjin e minimumit jetik.

Sipas nismëtarit të këtij projektligji, Arlind Qori, minimumi jetik është premtuar vit pas viti nga një politikan tek tjetri dhe tashmë duhet patjetër që të merren në konsideratë qytetarët dhe firmat e tyre.

Aktivistët presin që të mbledhin rreth 20.000 firma, në mënyrë që peticioni i tyre të mund të ketë ndikim tek vendimet e qeverisë. Përmes njohjes me ligj të minimumit jetik do të përfitonin mijëra qytetarë, duke qenë se ka në fokus pensionet, pagën minimale, ndihmën ekonomike, asistencën etj.

Në emisionin “Goodmorning Albanians”, Qori tha se propozimi për minimumin jetik duhet të bazohet tek metoda dhe jo te shifra, duke qenë se çmimet lëvizin nga muaji në muaj.

Ai shpjegoi se vendosja e një minimumi jetik është shumë e rëndësishme, pasi mbi bazën e kësaj shifre llogaritet ndihma ekonomike, pensioni dhe paga minimale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026