Kosova pjesë e takimit të parë të Bashkësisë Politike Evropiane

6 Tetor 2022 | 11:31

Bashkimi Evropian ka ftuar sot liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vendeve të tjera evropiane, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane i cili do të mbahet në Pragë.

Ftesat për takim u nënshkruan nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministri çek, Petr Fiala.

Krerët e shteteve nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 17 vendet evropiane – Turqia, Britania e Madhe, Ukraina, Azerbajxhani, Armenia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtejni, Moldavia dhe Gjeorgjia – janë të ftuar të marrin pjesë.

”Bashkësia Politike Evropiane është një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin, duke synuar të bashkojë liderët nga vendet evropiane në baza të barabarta dhe në një frymë uniteti, një ose dy herë në vit”, tha zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Të gjithë udhëheqësit do të marrin pjesë në një sesion hapjeje, dhe në darkën përmbyllëse do të mbajnë bisedime dypalëshe dhe do të marrin pjesë në grupe më të vogla në diskutime dhe tryeza të rrumbullakëta mbi tema të ndryshme si stabiliteti, energjia, klima, lëvizshmëria dhe ekonomia, shkruan KosovaPress.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026