Franca, Holanda dhe Malta i shtohen listës së karantinës së Mbretërisë Bashkuar

14 Gusht 2020 | 08:53

Pasi Franca, Holanda dhe Malta raportuan për një rritje të konsiderueshme të rasteve gjatë ditëve të fundit sekretari i Transporteve së Britanisë, Grant Shapps, deklaroi se vendi duhet të mbajë “një numër të ulët infektimesh”.

Shapps tha se masa e vetizolimit do të jetë “e detyrueshme” për  të shmangur rrezikun e përhapjes, por siguroi qytetarët se kjo jo domosdoshmërish do ndërpresë pushimet e tyre.

“Po iu themi qytetarëve që mund  të qëndroni dhe të mbyllni pushimet, por të jeni të ndërgjegjshëm që do të duhet të vetizoloheni kur të ktheheni”.

Shqetësimet kanë ardhur si pasojë e rasteve të shtuara me COVID-19 në Francë, destinacioni i dytë turistik më i preferuar i britanikëve, pas Spanjës.

Të enjten, Franca raportoi 2,524 raste të reja, rritja më e lartë që nga periudha e majit.

Qyteti më i prekur në Francë është Parisi dhe zonat përreth si dhe zona bregdetare në jug të vendit.

Në fund të korrikut, autoritetet shëndetësore thanë se “kemi humbur progresin që kishim arritur në javët e para të daljes nga karantina”.

Gjithashtu, ata i kanë bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat gjatë pushimeve verore dhe se personat që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nuk po qëndrojnë mjaftueshëm në vetizolim.  

 

Lexoni gjithashtu:

COVID në Evropë, shtohen vendet që rikthejnë masat

Frika nga COVID, në Spanjë ngrihen sërish spitale; në Greqi rriten infektimet

Heqja e kufizimeve për udhëtimet: Ballkani sërish jashtë listës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026