“Sa shpejt rrëzohet propaganda”, Tabaku për lirimin e Bllakos: Drejtësia e brishtë!
Deputetja e Partisë Demokratike, nga foltorja ka komentuar lirimin nga burgu të ish-deputetit socialist Alqi Bllako.
Teksa e ka konsideruar ironi vendimin për Bllakon, Tabaku tha se drejtësia në momentet që duhet të tregohej e fortë, u tregua e brishtë.
“Sot për herë të parë Këshilli i Integrimit bëri një mbledhje me dyer të mbyllura në lidhje me hapat e nevojshme për procesin e integrimit, ku i ftuari i veçantë ishte Gunther Rischbaun, deputet i parlamentit gjerman por njëkohësisht edhe reporter për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që vlerësonin punën dhe arritjet e SPAK dhe ofrimin e mbështetjes për SPAK, jepet lajmi që ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako lejohet të largohet nga qelia.
Në fakt ironia shumë e madhe është ironi jashtëzakonisht e madhe, në momentin që reforma në drejtësi duhet të tregonte rezultate në momentin kur duhet patjetër që të gjithë të jemi bashkë për të treguar pak rëndësi ka nëse ke pushtet apo jo, nëse je deputet i kësaj partie apo pjesë e asaj partie, nëse ti je i akuzuar për korrupsion dhe sot duhet të ishe pas hekurave në bazë të provave, sot reforma në drejtësi tregoi sesa e brishtë është”- theksoi deputetja.
Më tej, Tabaku theksoi se propaganda në vendin tonë rrëzohet shpejtë.
“Kemi tre pas hekurave që kanë qenë funksionarë të lartë rrëzohen brenda ditës dhe sa shpejt rrëzohet propaganda sidomos për inceneratorët. Kur shoh që dështojnë reformat dhe ka papërshkueshmëri na vendos në pikëpyetje edhe votën që kemi dhënë para 6 viteve”- tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Email për Metën, gazetari: Çështje lobimi nga PS, kanë kontakte me partitë europiane
- “Vendimi për Bllakon mund t’i hapë rrugë lirimit të Kokës”, gazetari tregon detajet
- E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur