KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, gjykoi çështjen e 21 janarit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Ariana Gumbardhi Caco. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Elteda Çiftja.
Gjyqtarja ka qenë pjesë e trupës gjykuese për çështjen e 21 janarit.
KPK e shkarkoi Cacon nga problemet e saj me të treja kriteret e Vetting-ut, pasuri, profesion dhe integritet.
Ariana Caco e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.
Problemet me pasurinë:
KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në dy banesa, bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë. Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.
Komisioni e ka ndarë në dy pjesë analizën financiare, ku për periudhën 1993-2002 ka rezultuar pamundësi në shumën 7 milionë lekë, ndërsa për vitet 2003-2016 është konstatuar balancë negative në vlerën 36 milionë lekë.
KPK gjeti pamjaftueshmëri edhe për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2006, kundrejt shumës 350 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur