Vodhën 12 biznese në Tiranë e Durrës, arrestohen dy persona

7 Tetor 2022 | 16:59

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi kanë vjedhur 12 biznese të ndryshme në Tiranë e Durrës.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Serial” në pranga kanë rënë Florjan Shupli, 19 vjeç  dhe Rafaelo Tola 20 vjeç, të dy banues në Kombinat.

Po ashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë E. B., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta persona janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë dhe në Durrës, konkretisht:

-Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026