Situata në doganën e Kapshticës paraqitet më qetë se në Kakavijë

15 Gusht 2020 | 15:16

Ndryshe nga pika kufitare e Kakavijës ku radha kilometrike e mjeteve dhe emigrantëve vijon të jetë prezente, situata raportohet pak më ndryshe në Kapshticë.

Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, raporton nga Kapshtica mbi fluksin dhe situatën aktuale në këtë pikë, ku shumë qytetarë presin të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gazetari raporton se ka shumë shtetas, të cilët kanë qenë më parë në Kakavijë, por për shkak të fluksit të tejmbushur atje, kanë zgjedhur të rikthehen sërish në Kapshticë, më qëllim kalimin drejt tokës greke.

Pala shqiptare në këtë pikë po punon me 7 sportele, ndërsa ajo greke me katër të tilla. Udhëtaret shprehen për mediat se nuk kanë pasur ndihma ushqimore, por gjithsesi vlerësojnë punën që po kryhet, pavarësisht kaosit të krijuar.

[instagram_feed=p/CD6kIb9Inn-]

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026