Lajçak: Situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se pesë vite më parë

7 Tetor 2022 | 18:55

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha sot se situata në Mal të Zi dhe në rajon është “shumë më e keqe” se pesë vjet më parë.

Në forumin 2BS, ai tha se shkak për këtë situatë është bërë rënia e përkushtimit ndaj vlerave europiane.

Lajçak vlerësoi se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq se 5 vite më parë, duke shtuar se të gjithë treguesit tregojnë se nuk ka pasur vendosmëri dhe përkushtim për reformat, të cilat do e afronin këtë vend drejt BE-së, raporton Euronews Serbia. 

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, po e them të qartë, ky është vetëm një vëzhgim”, tha Lajçak.

“Rajoni nuk është në një gjendje të mirë dhe BE-ja dëshiron të tregojë se ne jemi seriozë dhe duam të tregojmë një shembull pozitiv të Ballkanit Perëndimor. Këshilla ime e sinqertë për rajonin, është që të fokusohet te përmbushja e detyrave që kërkon BE-ja”- shtoi Lajçak.

Gjithashtu, ai theksoi se anëtarësimi në BE nuk është dhuratë.

“Duhet të ndërtoni standarde evropiane në vendet, por edhe të zgjidhni çështjet dypalëshe”, tha përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026