Mavros: Sipas thashethemeve Veliaj është pasuesi i Ramës, s’e linim jashtë sondazhit
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros, tregoi arsyen se përse kryebashkiaku i Tiranës Euron Veliaj, u fut në sondazhin e “Barometrit” në Euronews Albania.
Ai tregoi se sipas thashetheme, Erion Veliaj është pasues i Ramës, dhe nisur nga kjo theksoi se do ishte gabim nëse do e linin kryebashkiakun jashtë sondazhit.
“Veliaj me gjithë thashethemet që dëgjojmë, thonë se është pasuesi i Ramës. Pra përpiqemi që të gjejmë alternativa në lidhje me sistemin politik në Shqipëri. Do të ishte një gabim ta linim Veliaj në jashtë sondazhit. Po flasim për një trajektore të përgjithshme dhe një sondazh për të parë liderët e partive. Problemi është se ai ka rënë në popullaritet, dhe kjo është problem për të sepse jemi 7 muaj para zgjedhjeve lokale dhe Veliaj do të duhet të kishte fillua komunikimin ose strategjinë politike”- tha ai.
Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.
Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta