Shoqërohet në polici Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit

8 Tetor 2022 | 21:24

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se Dokle është shoqëruar në polici, pasi po lëvizte me një mjet të blinduar së bashku me një person të shpallur në kërkim.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit (Endrit) Dokle është liruar nga burgu më 14 janar të vitit 2020. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha, ajo që mori vendimin.

Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, ndërsa ende nuk duhet ashjë në lidhje me fatin e tij.  Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles.

Ky i fundit u mor në pyetje nga autoritetet, por është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e të shumëkërkuarit Martinaj.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”- deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026