Greqia mbyll bizneset, në ishullin e Mikonos ulen qepenat pas masave të reja kufizuese

17 Gusht 2020 | 07:05

Në ishullin grek te Mikonos, një pikë e famshme turistike, kafenetë, baret dhe restorantet janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre mesnatën e së shtunës, si rezultat i masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Mazat janë në fuqi deri të dielën e ardhshme por mund të zgjasin edhe me shumë, arsye që ka çuar në acarimin e pronarëve të bizneseve.

Stavros Grimplas, pronar i një bari në ishull, tha se mbyllja e bizneseve në mesnatë ishte një gabim i madh, pasi shumë njerëz do dyndeshin njëherësh në qytet.

“Nuk mund të merret një vendim i njëanshëm dhe të mbyllet çdo aktivitet në ishull brenda një dite, kur të gjithë kanë ardhur për argëtim, ushqim dhe plazh. Në këtë moment, i kemi gënjyer vizitorët, duke i ftuar të vijnë në Greqi, dhe më pas është mbyllur gjithçka”, tha Stavros Grimplas.

Qeveria greke ka qenë e shqetësuar për numrin e lartë të rasteve të cilat cenojnë suksesin e deritanishëm për ta mbajtur nën kontroll situatën.

Të shtunën, Greqia konfirmonte 230 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 6 858.

Duke filluar nga dita e hënë kufizime të ngjashme do të vendosen edhe në Athinë dhe zona të tjera.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe autoritete të tjera i kanë bërë thirrje të rinjve të sillen me përgjegjshmëri, duke mbajtur maskat dhe distancimin social.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026