Messi do largimin nga Barça, Manchester City destinacioni i mundshëm

17 Gusht 2020 | 08:37

Humbja me Bayern Munich ka krijuar një furtunë tek Barcelona, ku pritet një revolucion i madh duke nisur që nga kjo verë.

Leo Mesi duket se është drejt largimit nga Barcelona dhe tashmë situata duket mjaft serioze. Sipas mediave spanjolle, argjentinasi ua ka bërë të qartë drejtuesve se cikli i tij në Katalonjë ka përfunduar dhe ai do të kërkojë një destinacion të ri.

Eliminimi nga Champions duket se ka mbushur kupën për sulmuesin, i cili prej kohësh ishte përfolur për një largim të mundshëm nga “Camp Now”.

Pas këtij lajmi, mediat kanë nisur menjëherë aludimet se ku mund të jetë e ardhmja e 33-vjeçarit. Manchester City konsiderohet si një prej skuadrave favorite ku Mesi mund të zgjedhë të vazhdojë karrierën, pasi atje do të bashkohej me Pep Guardiolën.

Për Mesin interesim kishte dhe Interi, megjithatë tashmë konkurrenca rritet dhe zikaltrit duhet të veprojnë më konkretisht nëse duan të sigurojnë shërbimet e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Në anën tjetër mediat spanjolle janë të bindura se dhe Quique Setien është shkarkuar dhe për të pritet vetëm zyrtarizimi i klubit. Në ditët në vijim pritet që klubi spanjoll të nisë dhe spastrimet, ku rrezikojnë jo pak futbollistë që të marrin valixhet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026