Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet pa elektoratin gri, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kjo forcë politike nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, nëse nuk ka aftësinë për të tërhequr elektoratin gri.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore, Berisha tha se çdo anëtar i PD-së, duhet të jetë në lartësinë e misionit për të fituar zgjedhjet ndaj qeverisë.
“Nëse duam të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitojmë, nuk fitohet. Aftësia jonë për të tërhequr ata përcakton fitoren. Por ne duhet të jemi në lartësinë e misionit. Ndaj dhe kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Kërkohet që çdo grupseksion dhe seksion të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, theksoi kryedemokrati.
Ndër të tjera, Berisha nënvizoi primaret do t’i japin fund kryetarokracisë, teksa shtoi se duhet të ridimensionohet roli i grave në Partinë Demokratike, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës