Reagon Manastiri i Deçanit, Sava Janjiç: Më 2014 kishte propozim tjetër për rrugën Deçan-Plavë
Lidhur me polemikat për pezullimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë, e cila kalon përmes zonës së mbrojtur të Manastirit të Deçanit, ka reaguar edhe abati i këtij manastiri Sava Janjiç.
Në një postim në Facebook, Janjiç shkruan se në vitin 2014 ka pasur një propozim për një rrugë anësore, i cili sipas tij ishte mbështetur nga ndërkombëtarët, Manastiri dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi.
“Rruga ‘bypass’ përreth zonës së veçantë të mbrojtur të Manastirit do ta bënte të mundshme që punimet në udhën e makinave Deçan-Plavë të vazhdonin normalisht. Rruga lokale përmes Zonës së Mbrojtur do të mbetej e karakterit special, me restrikcione për trafikun e rëndë, shpejtësinë dhe gjerësi të përshtatshme. Kjo zgjidhje ishte mbështetur nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, nga Manastiri dhe nga atëkohë kryeministri Thaçi, më 2014. Në fakt, kjo është zgjidhja e vetme me ligjin ekzistues për Zonat e Veçanta të Mbrojtura”, shkroi Janjiç.
Janjiç thotë se nuk janë kundër rrugës Deçan- Plavë, por sipas tij punimet në rrugën lokale bien ndesh me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i miratuar në Kuvendin e Kosovës në Qershor të vitit 2008.
“Manastiri asnjëherë nuk ka qenë kundër rrugës për në Plavë, por, si përfaqësues ndërkombëtarë, ne nuk mund të mbështesnim shkeljen e ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura. Të akuzosh Manastirin se ndërtimi i rrugës brenda Zonës varet nga ne është absurde. Në fund të fundit, këtë ligj e ka miratuar Parlamenti i Kosovës, dhe institucionet lokale supozohet të punojnë në zbatimin e tij, e jo në shkeljen e tij”, përfundoi ai.
Në postimin e tij, Sava Janjiç ka bashkëngjitur edhe disa harta, ku me vijë të kuqe paraqet Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, me vijë të verdhë të ndërprerë rrugën aktuale – ku janë ndalur punimet, dhe me vijën e kaltër të ndërprerë propozimin që thotë se ishte aprovuar më 2014.
Lexoni gjithashtu:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje