Putin sulmon Kievin, shpërthime dhe të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës
Rikthehen sulmet me raketa në Kiev, i cili prej disa muajsh ndodhej në qetësi. Sipas raportimeve, në kryeqytetin ukrainas janë dëgjuar disa shpërthime gjatë orëve të fundit.
Sipas të dhënave të para, ka viktima e të lënduar.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitchko raportoi për shpërthime në lagjen Shevçenko të qytetit, një zonë e madhe në qendër të Kievit e cila përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.
Luftimet e fundit janë fokusuar në rajonet në veri të Krimesë duke përfshirë Zaporizhzhia, ku gjashtë raketa u lëshuan gjatë fundjavës në të cilën u shënuan 17 viktima.
Raportet tensionohen pas një shpërthimi të shtunën, në urën e vetme që lidh Rusinë dhe Krimenë, të cilin presidenti Vladimir Putin e cilësoi akt terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta