Sejko: Inflacioni do të mbetet i lartë gjatë muajve në vijim
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, guvernatori i BSH Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN po zhvillojnë një konferencë sot për situatën ekonomike në vend.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij nënvizoi se në muajin gusht inflacioni shënoi vlerën e 8%.
“Inflacioni në vend shënoi vlerën 8% në muajin gusht, duke shfaqur një rritje të shpejtë. Inflacioni i lartë përbën kërcënimin kryesor mbi stabilitetin makro-ekonomik. Banka e Shqipërisë është angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare”, u shpreh Sejko.
Ai nënvizoi më tej se inflacioni do të mbetet i lartë edhe për dy 3 mujorët e ardhshëm.
“Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë se inflacioni do të mbetet në nivele të larta dhe gjatë dy 3 mujorëve në vijim. Më tej, stabilizimi i çmimeve në tregjet të huaja do të reduktojnë inflacionin”, u shpreh Sejko.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen