Rënia e ‘republikës së drogës’, aksioni i 2014 në Lazarat sekuestroi 40 tonë hashash
Në qershor të vitit 2014, 1 vit pasi kishte ardhur në pushtet, qeveria “Rama” vendosi të ndërhyjë në Lazarat, fshatin që ishte simboli i kultivimit të drogës në gjithë vendin.
Aksioni përfshiu rreth 1 mijë forca policore dhe drejtohej nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Për më shumë se një javë, forcat e policisë kryen kontrolle në gjithë shtëpitë e fshatit duke realizuar kapjen e një sasie rekord droge. Në një bilanc përfundimtar të aksionit, rezulton se u kapën rreth 40 tonë hashash, mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, si dhe qindra armë e municione të llojeve të ndryshëm.
Në polici u shoqëruan rreth 200 banorë të fshatit, për mbjellje, kultivim të lëndëve narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje. Nga këta rreth 20 u dërguan për gjykim dhe morën dënime të ndryshme.
Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. Guardia Di Finanza Italia në raportet e saj vlerësonte se nga ky fshat çdo vit prodhohej droge që në treg arrinte vlerën e 4 miliardë eurove.
Por operacioni i vitit 2014 nuk ishte i vetmi. Një vit më pas, në qershor të 2015, një tjetër operacion i policisë në këtë fshat solli përplasje të ashpra me armë mes grupeve kriminale dhe policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, si dhe u plagosën sy efektivë të tjerë të policisë. Për ngjarjen u arrestuan 12 banorë të Lazaratit, 5 prej të cilëve u dënuan me burg për akuzën e vrasjes dhe goditjes së forcave të policisë.
Pas aksionit të policisë në vitet 2014-2015, Lazarati doli nga harta e zonave të trafikut të drogës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në Lazarat, thotë Berisha
- “Më rrezikohet jeta në burg”, ish-ministri Tahiri kërkon lirimin
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq