Revolucioni katalanas, largohet Setien. Roland Koeman pranë zyrtarizimit si trajner i Barcelonës

18 Gusht 2020 | 09:47

Pas më shumë se 10 vitesh në majën e futbollit evropian, tashmë tek Barcelona ka ardhur koha për ndryshimin e madh.

Humbja 8 me 2 përballë Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League ishte kambana e fundit e alarmit, pasi tashmë drejtuesit dhe futbollistet nuk kanë ku të fshihen më.

Tifozët e katalanasve kërkojnë një ndryshim radikal të kësaj skuadre, që më sa duket ka prekur fundin.

Drejtuesit kanë nisur me hapat e parë. Pasditen e së hënës klubi zyrtarizoi largimin e trajnerit Quiqe Setien. Tekniku erdhi në krye të skuadrës për të bërë ndryshimin e madh, por aventura e tij në stolin e Barcelonës zgjati vetëm 7 muaj.

Jo vetëm që dështoi në Champions, por nuk arriti të fitonte as kampionatin spanjoll, pasi Real Madrid bëri më mirë se ata.

Tashmë mediat spanjolle shkruajnë se trajneri i ardhshëm i Barcelonës do të jetë holandezi Roland Koeman, i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e tulipanëve. Koeman e ka gjetur akordin me drejtuesit dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Në pikëpyetje mbetet edhe e ardhmja e Lionel Messit pasi zërat për një largim të tijin nga Barcelona janë shtuar. Megjithatë, nëse projekti i klubit bind, atëherë argjentinasi mund të vendose të qëndrojë në Kamp Nou.

Ndryshime pritet të ketë edhe në kupolën drejtuese. Në marsin e vitit 2021 janë programuar zgjedhjet e reja për president, ku sipas të gjitha gjasave Joseph Bartomeu do të largohet nga posti i presidentit. Pas zgjedhjeve pritet të marrë jetë edhe projekti për ndërtimin e Barcelonës për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026