“S’kemi frikë nga raketat ruse”, e reja nga Kievi: Nuk do largohem nga Ukraina

10 Tetor 2022 | 18:32

Lena Nikulina nga Kievi në një lidhje të drejtëpërdrejt për Euronews Albania, tregoi se si është situata në Ukrainë, pas sulmeve me raketa nga Rusia mëngjesin e ditës së sotme.

Nikulina theksoi se mbi 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa për momentin u shpreh se situata është e qetë.

E reja theksoi se ka strehuar disa miq në shtëpinë e saj.

“Po të gjithë i dëgjuan serinë e shpërthimeve, dëgjuan dhe alarmin e bombardimeve, mbi 10 shpërthime ndodhën në qytet në zona të ndryshme. Mbi 10 persona kanë vdekur për shkak të sulmeve. Aktualisht situata është e qetë, pak a shumë si ditët e para të luftës, pro askush nuk ka frikë. Unë kam strehuar disa miq të mi këtu në shtëpinë time për t’iu ardhur në ndihmë. Ata do të kalojnë natën këtu në shtëpinë time. Mund të dalim lirshëm por jo pas orës 23 për shkak të shtetrrethimit”- theksoi ajo.

Më tej ajo theksoi se nuk frikësohet nga Rusia dhe nuk e ka ndërmend që të largohet nga Ukraina për shkak të sulmeve.

“Jo ishte e frikshme në një moment të caktuar por tani po vazhdojmë, po ecim përpara dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.

Shumica e sulmeve ndodhën në qendër dhe unë nuk banoj afër qendrës. Jo unë e dua Ukrainën dhe nuk e kam ndërmend të lëviz.

Nuk duket se lufta do të mbaroj së shpejti, por një ditë do të mbarojë dhe do të marrë fund kalvari i viktimave”-nënvizoi e reja.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026