Viti i ri akademik, Kovaçi: Si mund të ketë mësim cilësor kur paguhet 500 lekë ora?

10 Tetor 2022 | 18:50

Më datë 14 tetor në orën 11:00, pedagogët do të dalin sërish në protestë. Ata kërkojnë rrije page dhe kushte më të mira pune.

“Është një paketë kërkesash. Rritja e pagës është një element. Në pikën e dytë kemi kërkuar që të financohet kërkimi shkencor. Me anë të kësaj mendoj të ketë një ndryshim rrënjësor në universitete.”- tha Sandër Kovaçi.

Viti i ri akademik është në pikëpyetje nëse do të nisë. Ata kanë paralajmëruar bojkot të mësimit, nëse nuk u premtohet një rritje page prej 30%. rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në ekonominë e tyre.

“Me këto pagesa që janë tani nuk mendoj se do të ketë një arsim me cilësi të lartë. Përsa kohë ora mësimore paguhet me 5 mijë lekë të vjetra nuk mund të kesh një mësim serioz. Këtu gjendja është e mjerueshme”- shtoi ai.

Duket e bojkotimi i mësimit të do mbështetet edhe nga vetë studentët. Edhe ata kërkojnë një financim prej 10 mijë lekësh, pasi kostot e jetesës janë më të larta se mundësitë e tyre.

‘Jemi në një situatë ku kemi rritje çmimesh dhe nuk kemi asnjë lloj ndihme nga qeveria, ministria e arsimit. Kërkesat e pedagogëve  janë shumë të drejta. Rritja prej 7% që u dha nga qeveria është një tallje për ta. Pedagogët bëjnë dy tre punë për të ia dalë”- tha Eljon Mulgeci, student.

Në protestën e fundit te pedagogeve, kryeministri deklaroi se do të këtë një rritje me 7% të rrogave Megjithatë, pedagoget thonë se kjo shumë është e pamjaftueshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026