Rrugëtimi i Shqipërisë në ‘Euro 2024’, përballja e parë me Poloninë
Kur duhen edhe 5 muaj nga nisja e përballjeve për kualifikueset e evropianit të 2024-ës, Shqipëria është njohur dhe me kalendarin.
Në ndeshjen e parë, kuqezinjtë i pret Polonia, e cila konsiderohet si kundërshtari më i fortë i grupit. Ndeshja luhet më 27 mars 2023. 3 muaj më pas kuqezinjtë do të presin në shtëpi Moldavinë, ndër skuadrat më pak të rrezikshme.
Të gjitha sfidat luhen në harkun kohor të 9 muajve, ku ndeshjet të cilat duan një kujdes maksimal janë ato ndaj Polonisë dhe Çekisë, të cilët në renditjen e FIFA-s janë konkretisht në vendet e 26 dhe 35.
Në anën tjetër, Kosova e nis rrugëtimin e saj përballë Izraelit, më pas pret Andorrën dhe Rumaninë, teksa pjesë e grupit është dhe Zvicra. Shorti është treguar I padrejtë me Maqedoninë e Veriut, e cila do të përballet me skuadra të nivelit të lartë si Anglia e Italia. Këta të fundit i mposhti në mënyrë spektakolare dhe diçka të tillë do të provojë në grupe. Pjesë e grupit C janë dhe Ukraina e Malta.
Shorti u hodh mesditën e së dielës në Frankfurt, ndërsa kujtojmë se Gjermania është kualifikuar si vend pritës, ndërsa Rusia e skualifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)