OBSH: Të infektuarit krijojnë imunitet, më pak se 10% e popullsisë e ka kaluar COVID-19

18 Gusht 2020 | 11:19

Sa njerëz duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë antitrupa nga kapërcimi i COVID-19, që të ulet mundësia e virusit për t’u shpërndarë? Kjo pyetje u bë nga gazetarët në konferencën e sotme të OBSH-së.

Epidemiologia Maria Van Kerkhove tha se janë rreth 100 studime që po vazhdojnë njëkohësisht në të gjithë botën, dhe OBSH është duke bashkëpunuar me 50 shtete merren me studime të ndryshme, me një larmi antitrupash e modelesh testimi.

Ajo që ka mësuar OBSH deri tani nga këto studime është se më pak se 10% e popullsisë ka gjurmë antitrupash kundër COVID-19.  Është vënë re që antitrupat janë në nivel më të lartë te punonjësit e shëndetësisë, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit. Po ashtu, edhe banorët në zona ku ka pasur shumë raste.

Megjithatë, pjesa më e madhe e popullsisë mbetet e prekshme nga virusi, dhe kjo do të thotë që virusi ka ende shumë mundësi për t’u përhapur. Për këtë arsye, është jetike që njerëzit të bëjnë kujdes me masat distancimit social.

OBSH pret që personat që janë infektuar nga virusi të kenë krijuar imunitet ndaj tij, por studimet po përpiqen të kuptojnë se për sa kohë do të zgjasë ky imunitet, dhe se sa i fortë është. Pra, ende nuk është krijuar një ide e qartë nga studimet e deritanishme pasi është ende herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026