Avokatja: Nuk e fiksova parashikimin e motit kur pashë veshjen provokuese të vajzës
Avokatja, Dorina Prethi thotë se parashikimi i motit në disa televizione shqiptare po jepet nga vajza të cilat janë provokuese me veshjet e tyre.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Prethi u shpreh se nuk mban mend parashikimin e motit, por veshjen provokuese të vajzës që prezantonte.
“Si një qytetare, në shtëpi me fëmijët e mi, natyrshëm mbaruan lajmet dhe filloi parashikimi i motit. Unë nuk e mbaj mend se si ishte parashikimi i motit. Jam vajzë dhe i respektoj jashtëzakonisht shumë vajzat dhe faktikisht ndihem pak keq që ndoshta atakova një vajzë tjetër.
Veshja kombinohet me sjelljen; vërej që veshja dhe sjellja nuk janë në përputhje me standardin. Mbaj mend vetëm kofshët e bukura të vajzës që transmetonte parashikimin e motit”, theksoi ajo.
Një status i avokates Dorina Prethi në rrjetet sociale, vinte theksin tek fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese të cilat japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i mirë për të miturit, madje as për familjarët.
LEXONI GJITHASHTU
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia