Dy viktima dhe 130 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka kryer 1 742 teste gjatë 24 orëve të fundit nga ku janë zbuluar 130 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit kanë ndërruar jetë dy persona (70 dhe 75 vjeç) duke e çuar numrin në total të viktimave në 549 persona.
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se, 152 persona kanë lënë spitalin gjatë 24 orëve të fundit pasi janë shëruar nga coronavirus.
Deri tani, Maqedonia e Veriut ka kryer gati 129 mijë teste nga ku kanë rezultuar të infektuar gati 13 mijë persona.
Nga këta 9 513 persona janë shëruar tashmë kurse 2 908 mbeten ende raste aktive.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se situata është e qëndrueshme pasi numri i të infektuarve vazhdon të jetë në rënie pavarësisht shtimit të numrit të testimeve ditore.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta