Sulmet kibernetike, Prokuroria kërkon sekuestrimin e të dhënave në tre shtete
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online në Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe Rusi, në lidhje me sulmet kirbernetike ndaj vendit tonë nga hakerat iranianë.
Sipas organit të akuzës, faqet me të cilat hakerat iranianë kanë bërë publike dokumentet e hakeruara,që përbëjnë sekret hetimor, kanë IP në këto 3 shtete.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë.
Zbatimi i vendimit duhet të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të Britanisë së Madhe, Kinës dhe Federatës Ruse.
Hakerat iranianë pretendojnë se së fundmi kanë arritur të marrin të dhënat nga sistemi “Depp See” i policisë shqiptare.
Në një njoftim të fundit në platformën e komunikimit Telegram, ata shprehen: “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.”
Formati “Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West