Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-prokurorin e dënuar për korrupsion

11 Tetor 2022 | 10:46

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i  dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion, pasi GJKKO kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove.

Me gjykim të shkurtuar, Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie, nga 3 vite e 4 muaj.

Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në Kavajë, me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

Bashkë me të, u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit. Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.

Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës, ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në seancën e kësaj të marte në Apelin e Posaçëm, vetë Karriqi nuk ishte i pranishëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026