Zbardhet pas 7 vitesh vrasja e Mariglen Gjonajt, në pranga një person

11 Tetor 2022 | 11:51

Zbardhet vrasja e 16-vjeçarit Mariglan Gjonaj, dhe në prangat e policisë ka rënë Kristian Cenaj.

Eshtrat e 16-vjeçarit u gjetën në muajin prill të këtij viti, 7 vite pas zhdukjes së tij.

Pas hetimeve të prokurorisë, eshtrat e Gjonajt u gjetën në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, Njësia Administrative Fushë Kuqe.

Pas marrjes së dëshmive, ballafaqimeve si dhe analizës së tabulateve e qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

30-vjeçari e vrau Gjonajn për përfitim pasurie, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026