“Minierat sektor kriminal”, Marka: Drejtësia nuk vepron për zbardhjen e ngjarjeve
Pedagogu Jani Marka, tha se në vendin tonë ka nevojë për drejtësi.
Teksa është folur për vdekjet në minierat e vendit tonë, Marka në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se që prej vitit 2013 e deri më tani kanë humbur jetën 67 minatorë ndërsa punonin.
“Ne kemi nevojë për drejtësi, përgjegjësi kryesor për drejtësi është shteti. Për fat të keq vetëm gjatë qeverisjes së PS, nga 2013 deri më sot, shifrat zyrtare flasin për 67 minatorë që kanë humbur jetën në minierë”- tha Marka.
Minierat në Shqipëri, Marka i ka cilësuar si sektor kriminal, ndërsa theksoi se shteti nuk është palë me minatorët.
“Ngjan si një sektor kriminal. Bulqizakët, dibranët, jetojnë në një pasuri të madhe minerare dhe janë qarqet më të varfra në Shqipëri. Shteti nuk është palë me minatorët, nuk ka qenë asnjëherë për fuqizimin e lëvizjes sindikaliste, por ka qenë palë me bandat lokale për të zhvatur pasurinë kombëtare. Minatorët vdesin shumë shpesh në miniera”- nënvizoi ai.
Ai theksoi ndër të tjera se nuk ka hetime të thelluara për atë që ndodh në miniera dhe se duhet që të veprojë drejtësia.
Viktimat e aksidenteve në miniera përbëjnë 20 deri në 25 për qind të totalit të të vdekurve nga aksidentet në punë.
Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.
Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim. Në miniera, shifra e raportuar është të paktën 30 viktima, por dyshohet që ky numër është më i lartë për shkak të vdekjeve në tregun informal të minierave, të cilat nuk raportohen, ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.
Rasti më tragjik i viteve të fundit është ai i tetorit të 2020-s i ndodhur në Selishtë të Dibrës. Tre minatorë gjetën vdekjen në një minierë në zonën e Balgjajt. Arsyeja e vdekjes ishte shpërthimi i gazit gjatë punimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës