Zagani: Nuk ka dalë asnjë e dhënë nga sistemi MEMEX, është e vështirë të futesh
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani është shprehur nuk ka dalë asnjë e dhënë nga sistemi MEMEX.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zagani theksoi se hakerat iranianë nuk e kanë sistemin MEMEX, pasi sipas tij në këtë sistem është shumë e vështirë të futesh.
“Sistemi MEMEX është një sistem komplet tjetër, është më e sigurt. Nga MEMEX nuk ka dalë asgjë. Deri më tani hakerat nuk e kanë MEMEX, është shumë e vështirë të futesh. Është e ndarë si njësi teknologjike”- theksoi Zagani.
Por çfarë është MEMEX?
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje