PSG shkruan historinë, kualifikohet për të parën herë në një finale të Champions League

19 Gusht 2020 | 08:55

Pas shumë përpjekjesh dhe investimesh, më në fund Paris Saint Germain ka mundur të mbërrijë në një finale të Champions League për herë të parë në histori. Kampionët e Francës arritën të fitonin me rezultatin 3-0 përballë gjermanëve të Leipzig në gjysmëfinale.

Një ndeshje fantastike e skuadrës së drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel. Ata nuk e vunë për asnjë sekondë në diskutim suksesin duke dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen.

Marquinhos dhe Di Maria realizuan brenda pjesës së parë, ndërsa në të dytën vulosi rezultatin në 3-0 Bernat.

“Ne treguam cilësitë tona. Luajtëm me një intensitet të lartë. Ishte një performancë shumë e mirë pasi po luanim përballë një kundërshtari shumë të fortë. Por ia dolëm me sukses dhe fitorja ishte më se e merituar,” – u shpreh Tuchel në një konferencë për shtyp.

Pas këtij kualifikimi historik tifozët e PSG pushtuan rrugët e kryeqytetit francez për të festuar suksesin e skuadrës së tyre me thirrjet ne jemi në finale.

Gëzimi ishte i madh aq sa edhe rregullat e distancimit fizik për shkak të COVID-19 kaluan në plan të dytë.

Tashmë parisienët presin që të mësojnë kundërshtarin e tyre që do të dale sonte nga përballja mes Bayern Munich dhe Olimpic Lyon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026