U mori 70 euro dy sirianëve për t’i transportuar me makinë në Tiranë, arrestohet polici i Komisariatit nr.4
Një efektiv policie është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme, i akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë G.H., me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.
“Ky shtetas duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit.
Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë”, sqaron policia.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera